Tenisti grek eliminon Federerin nga “Australian Open”

Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Tenisti grek Stefanos Tsitsipas ka eliminuar nga “Australian Open” Roxher Federerin.

Marketing

Tenisti 20-vjeçari arriti që t’i fitojë tre sete radhazi, duke e eliminuar kështu gjashtë herë fituesin e “Autralian Open” nga gara. Një eliminim surprizë që bëri bujë në të gjithë mediat sportive.

Tenisti grek është duke jetuar një ëndërr pas këtij momenti, teksa do të përballet me Roberto Bautistën në çerekfinalen që është planifikuar të zhvillohet ditën e martë.

Marketing