Tenori i famshëm botëror ishte pjesë e UÇK-së

Tenori kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Këtë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook duke iu përgjigjur sfidës tashmë virale në rrjete sociale “20 years challenge” [20 vjet ndryshim].

Lahaj që ka ngjitur skenat më të njohura botërore të operas ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë derisa sot është ushtar në paqe.

Madje, ai ka zgjedhur që me krahasimin e fotografive nga koha kur ishte ushtar në vitin 1999 dhe nga interpretimi në Operan e Barcelonës në vitin 2019 të shkruajë edhe disa fjalë shumë motivuese që secili të ndjekë ëndrrat.

Postimi i plotë i Ramë Lahajt:
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.

Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.

Marketing