Tensione dhe pesë kartonë të kuq, ‘Le Classique’ i takon Marseilles pas nëntë viteve

Olimpique Marseille ka fituar klasiken e futbollit francez pas plotë nëntë viteve.

Marketing

Marseille ka mposhtur në udhëtim 0:1 Paris Saint-Germain, duke i shkaktuar humbjen e dytë në po aq ndeshje kampionit në fuqi.

Episodi që vulosi fatin i ndeshjes ishte në minutën e 31’, kur krosimin e Dimtri Payet e shfrytëzoi mjaft mirë Florian Thauvin.

Vijim i ndeshjes solli një gol të anuluar për vendasit, pasi Angel Di Maria ishte në pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, një gol i pastërt iu anulua Marseilles për shkak të pozitës jashtë loje. Çuditërisht vendimi mbeti edhe pas rishikimit të VAR-it.

Takimi eskaloi në fund mes tensioneve të shumta, kur gjyqtari u detyrua të ndëshkojë pesë lojtarë me kartonë të kuq brenda disa sekonda. Neymar, Kurzawa e Paredes u ndëshkua te Parisi, ndërsa Amavi dhe Benedetto te mysafirët.

Skuadra që drejtohet nga Villas-Boas ka dy fitore në po aq ndeshje, ndërsa PSG shpreson të këndellet ndaj Metz pas tre ditëve.

Marketing