Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e PD-së tentojnë të godasin Ramën

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka filluar këtë të enjte në një situatë jonormale dhe të acaruar. Që në fillimet e seancës ka pasur një përplasje mes opozitës dhe pozitës. Fjalën e ka marrë i pari kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, por menjëherë është ngritur grupi parlamentar i PD-së dhe nuk e kanë lejuar të flasë, madje kanë tentuar ta godasin me grushta, në atë moment ka ndërhyrë sigurimi i Kuvendit (Garda e Republikës) duke bllokuar deputetët e PD-së.

Marketing

Seanca për momentin është ndërprerë dhe një deputet i PD-së është përjashtuar nga Kuvendi. Sigurimi i Kuvendit e ka nxjerrë deputetin me forcë jashtë ambienteve të Kuvendit edhe pas kundërshtimit të këtij të fundit. Pritet rifillimi i seancës, edhe pse pritet që kjo seancë nuk do të jetë aspak normale. Rikujtojmë se opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend pas 5 muaj bojkot.

Marketing