Tensionohet situata në Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevë, Ragmi Mustafa shpreh shqetësimin lidhur me tensionimin e situtës në Luginën e Preshevës.

Marketing

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan se persona të paidentifikuar kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbies në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit.

“PROVOKIMI I PAPRANUESHËM, KKSH FTONË PËR QETËSI DHE GJAKFTOHTËSI. Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës. Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbies në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit. Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti. Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale. Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob. Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.”

Marketing