Tensionohet situata para parlamentit, policia ndërhyn me gaz lotsjellës

Prej disa minutash turma e protestuesve është stacionuar para godinës së Parlamentit, sipas thirrjes së bërë nga udhëheqësit e opozitës.

Marketing

Ndërkohë tashmë sapo ka ndërhyrë edhe policia, që ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e grumbulluar para Parlamentit. Kjo pasi protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor të vendosur në hyrje të godinës.

Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në rrugët rreth e qark godinës së parlamentit, për të shmangur efektin e gazit lotsjellës. Nuk mungojnë as grupe të rinjsh që tentojnë të shembin barrierat rrethuese të godinës dhe të hedhin me gurë në drejtim të parlamentit.

Ndërkohë edhe dy makina ujë-hedhëse, por edhe blinda të policisë, kanë lëvizur nga kryeministria, për të forcuar prezencën para parlamentit.

Marketing