Në Gjykatën Penale sot do të vazhdojë gjykimi për tentim-vrasjen e deputetit Ziadin Sela në Kuvend gjatë 27 Prillit të vitit 2017, edhe atë për 9 të akuzuar, pasi që gjatë seancës së fundit njëri nga të akuzuarit u shpall i pafajshëm.

Prokurori Darko Jakimovski gjatë seancës së fundit propozoi ndryshimin e aktakuzës, sipas së cilës dy prej të pandehurve, Çedo Georgievski dhe Stojan Pavlevski akuzohen vetëm për dhunë, kurse të pandehurit e tjerë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikolla Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikola Viminovski dhe Kosta Delov akuzohen për vrasje në tentativë.