Tentoi të kontrabandonte mallra në Kosovë, kapet i dyshuari në Kamenicë

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa të huaja, i cili ishte duke kontrabanduar mallra për në Kosovë.

Marketing

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Novosellë të Kamenicës, është ndaluar një kamion transportues me targa të huaja të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari shqiptar, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, në kamion kishte pasur gjësende dhe makina të ndryshme për të cilat drejtuesi i automjetit nuk kishte pasur dokumentacion dhe dyshohet se në Kosovë kishte hyrë në mënyrë ilegale përmes rrugëve alternative.

Me urdhër të prokurorit, rasti për hetime të mëtutjeshme i dorëzohet doganës në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.