Tentojnë të vjedhin minimarketin në Fier, në pranga 3 gra nga Tirana

Janë vënë nën pranga tre shtetase nga Tirana, pasi tentuan të vidhnin në një mini-market në qytetin e Fierit.Personat e arrestuar janë: A.M, 28 vjeçe, A.B, 41 vjeçe, Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.
Ato kanë hyrë në mini-marketin me vendndodhje në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh, të markave të ndryshme.
Pas njoftimit nga pronari i mini-marketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Marketing
Marketing