Teodorakis: Ta hapim rrugën drejt BE-së për vendet e vogla ballkanike

Do të duhet të presim se çka do të vendosë vendi fqinj, por ne si Greqi duhet t’u ndihmojmë vendeve të vogla të Ballkanit, që t’i dërgojmë në Bashkimin Evropian, porositi nga ishulli grek Kretë, lideri i partisë Potami, Stavros Teodorakis në deklaratë për televizionin shtetëror grek ERT.

“Çështja me vendin tonë fqinj IRJM në këtë moment përcaktohet nga vendimet e Kuvendit të saj dhe nga vendimet e Zaevit. Do të duhet të presim se çka do të vendosin. Por, ne si grekë besoj se duhet të gjithë, përveç disa zëra ekstrem, të jemi dakord se këto vende, këto vende të vogla nga Ballkani Jugor, duhet të futen në Bashkimin Evropian. Duhet t’ua hapim rrugën, duhet t’u ndihmojmë, sepse duam që kjo fqinjësi të jetë fqinjësi e zhvillimit”, tha Teodorakis për televizionin shtetëror grek ERT, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

evn