Ter Stegen: Kishte momente kur mendova largimin nga Barcelona

Nuk ka qenë gjithmonë lehtë për Marc-Andre ter Stegen qëndrimi në Barcelonë, edhe pse tani është zgjedhja e parë dhe një lojtar kyç tani, më parë ai e kishte marrë në konsideratë largimin nga Camp Nou.

Gjermani ishte ne betejë për vend me Claudio Bravon fillimisht, por tani nuk ka më debat se kush duhet të jetë numri 1 në portën e Barcelonës. “Si një njeri i cili dëshiron të luaj çdo ndeshje, rotacioni për mua ishte një situatë shumë e komplikuar”, tha ai për Club del Deportista.
“Gara me Bravon nuk ishte e lehtë dhe nuk mund ta mohoj se në disa momente e merrja në konsideratë largimin”.
“Me kishin thënë këtu për disa vite që klubi ka besim në mua, por gjërat në realitet dukeshin ndryshe dhe Bravo qartë ishte një opsion i preferuar i tyre”.

Këtë të diel, Real Madridi udhëton në Kataloni ku do të luaj kundër Barcelonës pa Cristiano Ronaldon, por Ter Stegen refuzon të flet për ndeshjen dhe atë se a do t’ju mungojë rivalëve të tyre portugezi.

“Nuk fokusohem në një lojtar të veçantë”, ka thënë ai.
“Real Madridi ka shumë lojtarë të mirë me kualitete individuale. Është e vërtetë që Cristiano Ronaldo ka shënuar shumë gola dhe natyrisht do të vërehet largimi i tij, por gjëja më e rëndësishme është që ne të koncentrohemi për të arritur objektivat tona”.

Të qenit portier është një art dhe kjo ka ndryshuar viteve të fundit, me Barcelonën që e ka bërë këtë evolucion, por Ter Stegen beson se sot nuk ka se stili më i mirë është i këtij portieri.

“Çdo portier është ndryshe dhe nuk ka stil më të mirë se tjetri”, ka thënë ai.
“Natyrisht, puna e jonë është të presim topa, por filozofia këtu është që të dimë të luajmë edhe me këmbë”.
“Në La Liga ne kemi disa nga portierët më të mirë në botë dhe ata kanë stilin e tyre”.

“Për mua, Oblak është portieri më përfekt për Atletico Madrid dhe i njëjtë është edhe Ederson të City”.
Përderisa ende nuk është tërësisht e qartë kush do të startojë kundër Real Madridit, për Ter Stegen është e qartë, ai do të jetë në portë të dielën në El Clasico.