Ter Stegen ‘letër lamtumirëse’ për Suarez: Do të mbetesh legjendë e Barcelonës

Marc Andre ter Stegen ka shkruar një mesazh përshëndetës për Luis Suarez.

Marketing

Ndonëse dihej qysh ditë më parë se Suarez do t’i bashkohet Atletico Madridit, vetëm sot skuadra madrilene zyrtarizoi transferimin.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes, disa fjalë për Luis Suarez ka shkruar edhe Marc Andre ter Stegen.

“Luis, ti do të jesh një legjendë e Barcelonës përgjithmonë. Ne jemi të lumtur për kënaqësinë dhe lumturinë që i dhe klubit gjatë këtyre gjashtë viteve”, ka thënë Ter Stegen, transmeton lajmi.net.

“Unë shoh përpara të luaj kundër teje sikur për një sfidë të re. Të dëshiroj ty dhe familjes tënde të gjitha të mirat në të ardhmen”, shtoi gjermani.

Suarez largohet nga ‘Camp Nou’ si golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit.

Marketing