‘Terasat në Çarshi’, Ganiu: Askush nuk do të jetë mbi Ligjin

Në suaza të aksionit të inspektimit që Komuna e Çairit ndërmori për largimin e terrasave të vendosura pa leje në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu falënderon publikisht afaristët që respektuan ligjin dhe vetë larguan terrasat për të cilat nuk posedonin leje. Ndaj tyre nuk do të shqiptohen dënimet e parapara ligjore.

Aksioni i inicuar nga ana e Komunës së Çairit do të vazhdojë të realizohet dhe kreu i Çairit Ganiu garanton qytetarët se askush nuk do të kursehet dhe nuk do të jetë mbi ligjin. Afati për reagimin e vet pronarëve është 5 ditë pune. Pas këtij afati inspektorët dhe shërbimet e policisë do të largojnë terrasat pa leje dhe do të shqiptojnë dënimet adekuate ligjore.

evn