Tërhiqet fituesi i parë i njërës nga dy shpërblimet më të mëdha prej tre milionë denarë në TVSH-ja ime – Shpërblimi im

Rreth 42 milion llogari fiskale që i kanë skenuar 216 mijë qytetarë marrin pjesë në tërheqjen publike për çmimin kryesor në TVSH-ja ime – Shpërblimi im prej tre milion denarë, ndërsa fituesi më me fat është Dejan Petkov nga Shtipi. Tërheqja ishte emituar në televizionin Kanal 5 në terminin e mbrëmshëm.

Marketing

Deri tani, siç kumtojnë nga Ministria e Financave, në tre xhiro janë tërhequr gjithsej 45 shpërblime me nga 100 mijë denarë, ndërsa vijojnë edhe tërheqjet nëntëmuajshe me nga 15 shpërblime çdo muaj nga 100 mijë denarë dhe një shpërblim kryesor prej tre milion denarë.

Më së shumti llogari fiskale në nivel ditor janë skenuar më 6 mars dhe atë 717 mijë llogari, me ç’rast është realizuar qarkullim prej 304 milion denarë, për çka është paguar TVSH prej 32,5 milion denarë. Për llogaritë fiskale të skenuara vetëm nga kjo ditë qytetarët do të marrin kthim prej 878 mijë denarë.

Gjithsej nga 1 janari deri më 16 mars të këtij viti, nga llogaritë fiskale të skenuara është realizuar qarkullim prej 19 miliard denarë, me ç’rast është paguar tatimi i vlerës së shtuar prej dy miliard denarë, për çka qytetarët do të marrin kthim prej 303 milion denarë.

“Të gjithë pjesëmarrësit në lojën shpërblyese TVSH-jaIme #ShpërblimiIm jo vetëm që kanë mundësi të fitojnë një prej 3.852 shpërblimet në para, me fond të tërësishëm prej gjysmë milion euro, por edhe në çdo tre muaj marrin kthim të TVSH-së. Por më e rëndësishme është se gjithë ata në atë mënyrë kontribuojnë në luftën kundër ekonomisë gri”, citojnë nga Ministria e Financave.