Tërhiqet transha e fundit e kredive të lira, deri te kompanitë vendore arritën gjithsej 50,9 milion euro

Tërhiqet transha e fundit prej 20,4 milion euro nga  kreditë e lira për kompanitë vendore. Duke e përfshirë edhe këtë transhë, Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut deri tani ka tërhequr gjithsej 50,9 milion euro. Me transhën e tërhequr sot, janë marrë të gjitha mjetet që ishin parashikuar si kredi të lira për kompanitë vendore.

Marketing

“Transha e shtatë e linjës kredituese EIB faza e 5-të të cilën e shfrytëzoi Banka Zhvillimore  është miratuar për 73 projekte të reja të kompanive vendore. Me këtë, deri tani gjithsej 186 kompanive vendore përmes gjashtë bankave komerciale iu mundësua të shfrytëzojnë kredi të lira me shkallë të interesit deri në 1,6 për qind. Këto 186 kompani  vendore do të mbështesin  punësimet e gjithsej 605 personave”, informojnë nga Banka Zhvillimore.

Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve, 33 për qind ose 17 milion euro janë miratuar për projekte në sektorin e prodhimtarisë. Tridhjetë për qind e mjeteve ose 15,8 milion euro janë miratuar për sektorin e tregtisë, ndërsa 9,6 për qind ose 4,9 milion euro janë miratuar  për projekte  në sektorin e hotelerisë. Për sektorin e transportit janë miratuar  mjete në vlerë prej 5,3 milion euro ose 10,5 për qind, për sektorin e shërbimeve  janë miratuar 3,8 milion euro ose 7 për qind, ndërsa për sektorin e  shëndetësisë janë miratuar  mjete prej 1  milion euro. Për sektoret tjera janë miratuar  gjithsej 3 milion euro ose 8 për qind.

Nga Banka Zhvillimore citojnë se me tërheqjen e transhës së fundit  nga faza e 5-të e linjës kredituese EIB e cila është në vlerë të tërësishme prej 100 milion euro rrumbullaksohet linja kredituese, e cila në këto dy vjet të realizimit  ka mbështetur gjithsej 332 projekte të kompanive vendore me të cilat punësohen 1089 persona. Pjesa më e madhe e mjeteve, 35 milion euro janë miratuar për projekte në sektorin e tregtisë, 31 milion euro janë miratuar për prodhimtari, ndërsa 10 milion euro janë miratuar për transportin.

Marketing