Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet me intensitet prej 5 ballëve të shkallës Rihter e ka tronditur Turqinë këtë mëngjes, kumtoi Instituti Sizmologjik Mesdhetar Evropian (EMSC).

Marketing

Sipas informacionit në faqen e internetit të AFAD, tërmeti ka ndodhur në orët e mëngjesit, në një thellësi prej 20 kilometrash.

AFAD bëri të ditur se nuk ka ndonjë lajmërim negativ pas tërmetit.

Guvernatori i Siirt, Osman Hacıbektaşoğlu, duke njoftuar se aktualisht nuk ka dëme nga tërmeti, tha se ekipet vazhdojnë punimet.

 

Marketing