Tërmetet, Rama: Ka funksionuar i gjithë sistemi i emergjencave

Kryeministri Edi Rama thirri sot mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për shkak të tërmeteve të rëna ditën e sotme në vendin tonë.

Marketing

Rama është shprehur gjatë mbledhjes se i gjithë sistemi i emergjencave ka funksionuar në kohë reale. Po ashtu ai përgëzoi ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për angazhimin e strukturave shëndetësore për të ndihmuar të plagosurit.

“Dua të përgëzoj dhe Ogertën e cila meriton një adresim të posaçëm pasi e ka kryer me shumë përkushtim dhe rezultat detyrën e saj të ndërgjegjësimit dhe angazhimit të strukturave shëndetësore për raste emergjencash si dhe për ndjekjen gjatë gjithë kohës që nga sekonda e parë të gjithë situatës duke mbështetur dhe koordinuar gjithë sektorin.
Më vjen mirë që ka funksionuar në kohë reale i gjithë sistemi i emergjencave, thithja e informacionit në terren dhe përcjellja dhe përpunimi i tij si dhe organizimi kapilar në gjithë territorin. Për shkak se unë nuk u gjenda këtu por isha në mes të udhëtimit për në SHBA kam pasur mundësi ta konstatoj këtë nga gjithë fluksi i informacionit që merrja në kohë reale edhe përmes grupeve të Ëhatsapp. Vlen të ndihemi të inkurajuar dhe patjetër pa u zgjatur dhe përpara se t’ia kaloj fjalën ministres së mbrojtjes, duke ju falënderuar për gatishmërinë e reagimit dhe sidomos për koordinimin e informacionit dëshiroj që me radhë edhe për ata që na ndjekin dhe ma ha mendja e kanë të nevojshme të jenë të informuar dhe sado pak të lehtësuar në stresin që padyshim vazhdon nga ai moment dramatik të gjithë ata që kanë për të dhënë informacion, janë të lutur që ta bëjnë këtë gjë”, tha Rama.