Tërmeti me epiqendër në Durrës ndjehet në Tetovë, Gostivar dhe rrethinë

Tërmet me intensitet prej dy deri në tre ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike është regjistrua natën e kaluar, menjëherë pas mesnatës në ora 00:13 nga Rrjeti sizmologjik telemetrik pranë Fakultetit të Shkencave Natyroro-Matematikore në Shkup.

Marketing

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Durrës, Republika e Shqipërisë, 170 kilometra në jugperëndim të Shkupit me magnitudë prej 4,6 ballë sipas shkallës së Rihterit, ndërsa është ndjerë edhe në pjesën perëndimore të vendit, në Gostivar, Tetovë dhe zonën përreth.

Marketing