Tërmeti në Shqipëri, ndjehet edhe Maqedoni dhe Kosovë

Tërmeti që goditi sot Shqipërinë me mangnitudë 5.8 shkallë, është ndje edhe në Maqedoni dhe Kosovë. Tani për tani nuk ka informata për dëme materiale apo viktima në njerëz. Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët kanë lëshuar objektet e banimit menjëherë pasi kanë dëgjuar lëkundjet.

Marketing

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Raportohet se në fshatin Helmes janë shembur disa banesa dhe dy persona kanë mbetur të lënduar rëndë. Mësohet se të plagosurit po sillen drejt spitalit në Tiranë.