Tërmeti në Shqipëri, shkon në 37 numri i viktimave

Të paktën 37 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i së martës, që përfshiu vendin tonë me magnitudë 6.3 ballë.

Marketing

Tre viktimat e fundit janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë rreth ores 4 të mëngjesit.
Ndërkohë ministria e Mbrojtjes bën me dije se operacionet e kërkim shpëtimit janë ndërprerë në Thumanë pasi për momentin nuk ka më informacion për persona të mbetur nën rrënoja.

Kërkimet vijojnë në Durrës por nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me numrin e personave që mund të ndodhen nën rrënoja