Tërmeti në Stamboll, rrëzohet minarja e një xhamie (video)

Stambolli është goditur nga një tërmet 5,8 i shkallës rihter me epiqendër në Detin e Marmarasë, në ujërat e rrethit Silivri, njoftoi Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), transmeton Anadolu.

Marketing

AFAD bëri të ditur se tërmeti ka ndodhur në thellës prej 6,99 kilometra dhe 21,68 kilometra larg rrethit nga Silivri.

Tërmeti gjithashtu është ndjerë në Stamboll dhe qytetet përreth.

Ndërkohë, si pasojë e tërmetit që ka shkaktuar panikë në mesin e qytetarëve, në rrethin Avcılar është rrëzuar minareja e një xhamisë.

Marketing