Tërmeti në Turqi: Konfirmohen dy viktima me origjinë nga Kosova

Nga tërmeti shkatërrues i cili goditi brigjet turke në veri të ishujve grek Samos, kanë pësuar edhe dy viktima me origjinë nga Kosova.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli

“Deri më tani kemi dy viktima me origjinë nga Kosova. Pra, nuk bëhet fjalë për shtetas kosovarë, por vetëm me origjinë nga Kosova. Jemi në kontakt edhe me shumë shtetas të tjerë kosovarë por deri më tani, informacione kemi vetëm për këto dy viktima me origjinë nga Kosova”, deklaroi Dugolli.

Marketing