Terminali për gazin e lëngshëm natyror, RMV zyrtarisht në projektin e Aleksandropolit

Maqedonia e Veriut, do të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm nga Aleksandropoli.  Zyrtarisht, ne jemi duke forcuar bashkëpunimin në fushën e energjisë me kompani nga Greqia fqinje theksuan nga qeveria duke e cilësuar këtë ditë si historike.
“Përfshirja jonë në ndërtimin e terminalit Alexandroupoli në Greqi do të krijojë një mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit natyror në vend, nga ku do të shpërndahet në rajonin më të gjerë.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
“Ky bashkëpunim do të përcaktojë kushtet në të cilat NER dhe ESM do të marrin aksione në terminal dhe impiantin e gazit. Gazi do të shitet në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi përmes Maqedonisë. Do të jetë gaz nga Shtetet e Bashkuara dhe Lindja e Mesme.”, tha Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministër për çështje ekonomike
“Me këtë infrastrukturë ndërkufitare, Maqedonia po bëhet një lojtar strategjik dhe furnizues në rajon. Terminali i gazit natyror të lëngshëm dhe termocentrali i gazit janë projekte kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë, dmth për familjet, industrinë, trafikun dhe prodhimin e energjisë elektrike.”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i ekonomisë.
Edhe për palën greke iniciativat e tilla shënojnë një dritë në fund të tunelit.
“Ne do të zvogëlojmë kostot e energjisë dhe do të rrisim konkurrencën e komunitetit të biznesit.”, tha Christos Kopeluzos, drejtor i Kopeluzos Group.
“Ne kemi filluar terminalin e energjisë 10 vjet më parë, ai është një projekt unik për të gjithë Ballkanin dhe Europën Juglindore. Ofron siguri, diversifikim, mundësi konkurruese dhe qasje në burimet globale të energjisë.”, tha Costits Sifneos, nënkryetar i Gastrade.
Maqedonia e Veriut merr pjesë me 25 përqind në termocentralin e gazit natyror në Alexandropoli me 800 megavat, investimi i vlerësuar prej mbi 380 milion euro, dhe me 10 përqind pjesmarrje në terminalin e gazit me vlerë rreth 370 milion euro. Projekti është i mbështetur  nga BE dhe sipas planit duhet të vihet në veprim deri në vitin 2023.