Ministria e Brendshme prej sot u mundëson qytetarëve që të caktojnë terminë për nxjerrjen e dokumenteve personale biometrike edhe përmes numrit të celularit 072-929-292.

Përveç mundësive të deritanishme të caktimit të terminëve përmes faqes së internetit http://termin.gov.mk dhe përmes numrit fiks të telefonit 0800 192 92, tashmë qytetarët do të mund të caktojnë terminë edhe përmes numrit 072-929-292.

Për këtë shërbim nga MPB janë siguruar 30 linja (operator) të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve dhe me këtë sipas ministrisë së Brendshme do të lehtësohet e gjithë procedura e caktimit të terminëve për marrjen e dokumenteve personale.