‘Termini im’, qytetarët mirëpresin risitë

Me qëllim të përmirësimit të sistemit shëndetësor ,Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë për shëndet elektronik, vendosin risi në sistemin nacional termini im. Lloji i parë është ‘urgjent 24’ dhe lloji i dytë është ‘Udhëzim pa termin’

Marketing

Qytetarët e anketuar nga TVM2 mirëpresin këtë ndryshim. Ata thonë se me sistemin e vjetër ‘termini im’ kanë pritur më gjatë për një kontrollë apo incizim.

“Në qoftë se është kështu më mirë duhet të jetë mos me prit. Kemi pasë një rast për inçizim magnent rezonancën aty me intervenim kemi pritur 2 muaj për një mbesë”.
“Më mirë do të bëhet vetëm të mos pritet shumë sepse ata që janë shumë të sëmure mund edhe të vdesin”.

“Le të bëhet çka është më mirë për të gjithë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Sipas parashikimeve nga Ministria Kompetente, pritet qe sistemi të përmirësojë evidentimin shëndetësor, dhe do të thjeshtësojë punën e mjekeve dhe personelit tjetër shëndetësor.

“Urgjent 24” do të aplikohet nëse mjeku i cili e bën kontrollin konfirmon se pacienti për shkak të gjendjes së tij është e domosdoshme të kontrollohet nga ndonjë specialist, përkatësisht subspecialist ose t’i caktohet procedurë e caktuar diagnostike në afat prej 24 orësh.

Risia tjetër “Udhëzim pa termin” do te shfrytëzohet në rast kur pacienti ka nevojë për kontroll, lidhur me realizimin e së drejtës së caktuar dhe kontrolli duhet të bëhet brenda 7 ditëve. Ky lloj i udhëzimit do të aplikohet vetëm në raste kur pacienti ka udhëzim nga mjeku dhe nuk ka termin të lirë për kontroll të rregullt.

Marketing