Qeveria nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik prej 100 megavat në Osllomej, mbi parimin e partneritetit publiko-privat , investimi më i madh energjitik në vend.

Marrëveshjen e nënshkruan Drejtori i Përgjithshëm i “AD ESM” Vasko Kovaçevski dhe Attila Uchkardesh nga “Fortis Energy Electric” nga Turqia.

Në nënshkrimin e marëveshjes morën pjesë edhe Konstantin Vasilev Nenov nga kompania bullagre “OSM Solar dhe Kryeministri Zoran Zaev.

“Bëhet fjalë për investimin më të madhë në energjetik , vlera e investimit është rreth 70 milion euro. Të dyja këto kompani kanë pasur ofertën më të mirë, ndërsa si kthim këto Kompani ndërmarjes “AD ESM” do t’i paguajnë 18 për qind nga prodhimi i Energjis Elektrike për orë. Përllogaritjet tona tregojnë se shteti nga kjo marëveshje do të përfitojë rreth 1,5 milion euro në vit . Kompanitë e kanë për obligim punësimin e 100 personave” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Kjo teknologji e re e prodhimit të energjis elektrike tregon se vendi ngadalë, deri në vitin 2030 shkon drejt mbylljes së termocentraleve me qymyr.

“Me këtë jemi të përkushtuar në implementimin e transformimit energjetik te vendit, e cila nënkupton edhe hap pas hapi të shuhen së funksiunuari kapacitetet e prodhimit të energjis elektrike me qymyr, dhe zëvendësimi I tyre me burime natyrore. Kjo marëveshje partneriteti do të jetë për 35 vite, e ku pas këtyre viteve e ka për obligim që të njëjtin investim t’ia lë shtetit në gjendje funksionale dhe me kapacitet prodhues” – u shpreh Drejtori i përgjithshëm i “AD ESM”, Vasko Kovaçevski.

“Mes RMV dhe Turqisë cdo herë ka pasë raporte miqësore e tani më vije mirë që këto raporte po transferohen edhe në pjesën e investimeve, e të njëjtat planifikojmë t’i vazhdojmë edhe gjatë kohë në RMV“ – deklaroi Attila Uchkardesh nga “Fortis Energy Electric” – Turqi.

“Ky është investimi ynë i dytë në RMV dhe jemi duke punuar që të fillojmë me ndërtimin e një termocentrali fotovoltaik prej 10 megavateve në Makedonski Brod, e të cilën planifikojmë që deri në fund të vitit ta vendosim në funksion” – theksoi Konstantin Vasilev Nenov nga “Osm Solar” – Bullgari.

Termocentrali fotovoltaik 100 megavat është konceptuar nga dy impiante me nga 50 megavat në të cilat AD ESM do të jetë partneri publik me kompaninë “Fortis Energy Electric” nga Turqia dhe “Solar Pro” nga Bullgaria.

Artikulli paraprakForenzika serbe konstaton se të dënuarit për rastin “Alfa” nuk janë aktorët e vërtetë të veprës penale
Artikulli tjetërRihapet Taj Mahal – një nga atraksionet kryesore turistike