Terroristët e YPG/PKK-së vrasin dy civilë në Siri

Dy civilë u vranë nga terroristët e YPG/PKK-së në provincën veriore Raka të Sirisë për shkak se rezistuan të mbyllnin dyqanet e tyre, sipas burimeve lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi terrorist ka shpallur orë policore 12-ditore në zonat që pushtoi në provincë për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Sipas burimeve, terroristët e YPG/PKK-së hapën zjarr ndaj pronarëve të dyqaneve në një fshat në Rakan lindore duke i detyruar ata që t’i mbyllnin dyqanet e tyre.

Marketing

Përleshjet shpërthyen kur pronarët e dyqaneve nuk pranuan t’u binden urdhrave, kurse terroristët e YPG/PKK-së hapën zjarr, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur dy të tjerë. Një terrorist u vra gjithashtu.

Tensionet mbeten të larta në zonë.



. .