Test PCR për hyrje në vend për qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe BeH-së

epa08490495 Police officer wearing protective mask checks documents from a passenger at the border crossing Tabanovce near Kumanovo, North Macedonia, 17 June 2020. North Macedonia?s Government has decided to open all border crossings starting on 17 June 2020. Passengers can cross the borders with condition to show a valid negative PCR test and go in 14 day mandatory self-isolation. Foreigners transiting the country for a period of maximum 5 hours can use all border crossings. The number of newly infected COVID-19 patients in the North Macedonia is still more than one hundred per day in last three weeks, which is a big number for the small Balkan country. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Për shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës gjatë hyrjes në vendkalim kufitar në territorin e vendin tonë prej sot do të kërkohet të paraqesin një vërtetim mjekësor me rezultat të testit negativ RT PCR SARS -CoV-2, i bërë 72 orë para hyrjes në territorin e vendit tonë. Në të njëjtën kohë, ata duhet të paraqesin një deklaratë të plotësuar me të dhëna personale në lidhje me vendin e vendbanimit dhe periudhën kohore të qëndrimit.

Marketing

Këtë e vendosi Qeveria në seancën e djeshme, pas propozimit të bërë dje në mëngjes nga Komisioni për Shëndetësi, pas shqyrtimit të situatës aktuale epidemiologjike në këto katër vende dhe në përputhje me informacionet e marra nga autoritetet mjekësore në ato vende.

“Ky vendim dhe rekomandim i ynë është për shkak të të dhënave që kemi mbledhur ditët e kaluara, të cilat na kanë treguar pasqyrën e vërtetë epidemiologjike në të gjitha këto vende që ne i konsiderojmë si shumë më keq se tonat në këtë moment”, deklaroi ministri i Shëndetësisë i cili ishte në simulim për votim të sigurt në organizim të KSHZ-së.

Kjo masë, tha ai, vlen vetëm për qytetarët e këtyre vendeve, për shkak se tani në këtë moment është numri më i madh dhe qytetarët tanë mund të infektohen me koronavirus. Nëse ato vetëm kalojnë tranzit, atëherë mund të kalojnë kufirin pa test PCR.

Marketing