Testim falas dhe anonim për hepatit C-B dhe HIV sot nga ora 9:30 deri në orën 12;00 në QT Ramstor mol në Shkup organizon Hepar Qendra Manastir, me rastin e Ditës Botërore për Luftë Kundër Hepatit.

Qëllimi i ngjarjes është ngritja e vetëdijes për luftën kundër hepatitit B dhe C, si problem shëndetësor publik në nivel botëror dhe evropian. Këtë vit do të jetë i dedikuar në gjetjen e njerëzve të cilët nuk janë të vetëdijshëm se ata e kanë këtë virus.

Ngjarja është e mbështetur dhe në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, OBSH zyra rajonale në Shkup, Aleanca e organizatave të pacientëve të Maqedonisë.

Statistikat në nivel global tregojnë se 80 për qind nga të infektuarit me hepatit kronik B apo C, nëse nuk trajtohen me kohë ata marrin kancer në mëlçi apo sëmundje malinje, kancer hepatocelular, që paraqet rrezik të drejtpërdrejt për jetën e pacientit.