Testime masive, Rama: PD i’a fut kot, pikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me thirrjet e opozitës për testime masive për koronavirus.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve, ndërsa shton se qeveria nuk mund të marrë mendjen e PD-së për këtë testimet.

Sipas kryeministrit PD i’a fut kot, pasi nuk është qeveria ajo që vendos sa teste bëhen a nuk bëhen

“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot.PIKË!”-shprehet Rama.