Një rast tjetër pozitiv me COVID-19 është konfirmuar në Premierligë.

Premierliga ka konfirmuar se të hënën më 1 qershor dhe të martën më 2 qershor, janë testuar 1197 persona, përfshirë futbollistë dhe staf të skuadrave për COVID-19, dhe një prej tyre ka dalë pozitiv, përcjell lajmi.net.

Personi që ka dal pozitiv është dërguar në vetë izolim për një periudhë prej shtatë ditësh.

Që nga 17 maj, Premierliga ka filluar testimet te klubet, në përgatitjet finale para rifillimi të sezonit.

Në raundin e parë të testimeve, pozitiv patën dalë gjashtë persona, në raundin e dytë, dy persona, në raundin e tretë, katër persona, në raundin e katër, asnjë person, dhe në raundin e pestë, rezultatet e të cilit janë publikuar sot, vetëm një rast