Familja e të ndjerit- te i cili strishoja pas vdekjes tregoi rezultat pozitiv me koronavirus, sot është testuar. Ata kanë pranuar të testohen dhe është marrë strisho ndaj 14 personave, ka shkruar në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Në Qendrën për shëndet publik janë paraqitur disa familje të cilët kanë marrë pjesë në funeral. Tetë të punësuar nga spitali privat janë në izolim për shkak të kontaktit me pacientin i cili ka vdekur dhe të cilit pas vdekjes i është diagnostikuar Kovid-19”, ka shkruar mes tjerash Filipçe.