Testohet skuadra e Koln – tri raste pozitive me koronavirus

Përkeqësohen numrat e të prekurve me koronvirus në Bundesliga.

Marketing

Skuadra gjermane, FC Cologne, ka testuar sot gjithë skuadrën për Covid-19.

Pas testimeve, tre emra të skuadrës kanë rezultuar pozitiv. Të tre tashmë janë në vet-izolim.

Përkundër këtyre tre emrave, seancat stërvitore të skuadrës do të vazhdojnë. Tre të prekurit me Covid-19 nuk kanë simptomat e virusit.

Të tre ata që nuk janë identifikuar nga skuadra do të izolohen për një periudhë prej 14 ditëve.

Bundesliga akoma nuk ka marrë vendim rreth sezonit aktual. Këto statistika vetëm sa rrezikojnë që sezoni të shkojë drejt anulimit.

Marketing