Tetë aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Shkup, janë lënduar shtatë persona

Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tetë aksidente, nga të cilat gjashtë janë me persona të lënduar, ndërsa në dy është shkaktuar dëm material. Gjithsej janë lënduar shtatë persona.

Marketing

SPB Shkup informon se 63 shoferë janë sanksionuar sepse kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 13 persona të cilët kanë vozitur para se të marrin patentë shoferi, tre shoferë fillestarë, si dhe 15 automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar edhe 20 shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular derisa kanë vozitur dhe gjashtë shoferë për mos mbajtjen e rripit të sigurimit.

Policia e trafikut ka ndërmarrë masa edhe kundër 13 këmbësorëve të cilët kanë kaluar në të kuqe dhe shtatë këmbësorë të cilët nuk kanë kaluar në vendkalimet e shënuara për ta.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë edhe 48 dënime për parkim të parregullt dhe po aq automjete janë marrë nga karrotreci.

Marketing