Tetë aksidente në Shkup gjatë 24 orëve të fundit, katër persona janë lënduar më lehtë

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tre në gjithsej tetë aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Marketing

Nga SPB Shkup informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar 81 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, tre shoferë nuk kanë dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, nëntë shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore, gjashtë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit dhe 14 shoferë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Nga trafiku janë shkyçur 13 shoferë, prej të cilëve 12 shoferë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe një shofer fillestar, si dhe tetë automjete të paregjistruara..

Janë hasur 100 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 79 automjete.