Tetë persona shoqërohen në polici dhe 7 policë të lënduar në protestën për “Monstrën”

Shtatë policë janë lënduar gjatë protestës së sotme për rastin “Monstra”.

Marketing

Ministria e Brendshme gjithashtu informon se tetë persona janë ndaluar dhe se po punohet për identifikimin edhe për arrestimin e personave të tjerë në protestë.

Ata hodhën shishe, çakmakë, karrige në drejtim të policisë dhe disa prej tyre, të maskuar, u hodhën me tërë trupin në mburojat e policisë, por policia nuk i lejoi ata të afroheshin në gjykata.

Marketing