Tetë qershori, ditë pune për institucionet që nuk punuan ditën e vizitës së Papës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e mbrëmshme solli vendim që tetë qershori (e shtunë) të jetë ditë pune për shkak të 7 majit, vizitës së Papës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

“Kjo nënkupton se 8 qershori është ditë pune për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në Qytetin e Shkupit, për të punësuarit dhe për nxënësit në shkollat e mesme dhe fillore në territorin e Qytetit të Shkupit të cilat nuk e kanë punuar këtë ditë në periudhën paraprake, si dhe për çerdhet dhe institucionet shëndetësore të këtij territori të cilët nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë do të marrin plane pune”, citohet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.

Gjithashtu, Qeveria rekomandon që ky vendim të zbatohet edhe në komunat e Shkupit dhe në Qytetin e Shkupit.

Qeveria i rekomandon edhe sektorit privat në territorin e Qytetit të Shkupit ta zbatojë këtë vendim nëse më herët e kanë zbatuar rekomandimin që 7 maji të jetë ditë pushimi.

Marketing