Tetë viktima dhe 196 raste të reja me Covid-19, shërohen 11 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1213 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 196 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Marketing

Rastet sipas qyteteve:

– Shkup 90
– Kumanovë 17
– Shtip 5
– Prilep 1
– Tetovë 45
– Strugë 8
– Veles 1
– Manastir 4
– Ohër 11
– Gostivar 8
– Kriva Pallankë 1
– Pehçevë 2
– Shën Nikollë 1
– Resnje 2

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me koronavirus. Katër viktima janë nga Shkupi, ndërsa viktimat tjera janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve:

– Shkup 3
– Kumanovë 1
– Shtip 2
– Prilep 4
– Veles 1

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 3895, prej të cilëve 1705 janë shëruar kurse 179 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera. Për momentin në vendin tonë ka 2011 raste aktive me koronavirus. Gjithsej nga fillimi i pandemisë janë relizuar 42.262 testime për Covid-19.

Marketing