Tetë vjet nga mendimi i GJND-së mbi pavarësinë e Kosovës

Sot janë bërë tetë vjet nga mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

“Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, derisa e ka kujtuar këtë ditë.

“Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”.