Tetë vjet Teatri i Komedisë në Shkup

Institucioni Nacional Teatri i Komedisë në Shkup sot në Ditën Botërore të Teatrit shënon vitin e tetë të themelimit. Gjatë tetë viteve të kaluara konsiderohet si Teatri më i vizituar në vend me gjithësej 34 premiera, janë realizuar një numër i madh i vizitave dhe bashkëpunimeve, ndërsa teatri mund të mburret edhe me shumë çmime dhe mirënjohje të shumta.

Marketing

Këtë vit në Teatrin e Komedisë do të mungojë premiera e zakonshme më 27 Mars, por nga institucioni thonë se pasi të normalizohet situata, aktorët dhe i gjithë ekipi i teatrit do të jenë këtu për të rimbushur “bateritë e jetës” së vizitorëve me energji dhe shpresë të re. Ndërkohë, teatri ofron të qeshura publikut të tij përmes repertorit online në internet – në kanalin e teatrit në YouTube në kohë të caktuara ku transmetohen pamjet e shfaqjeve të teatrit.

Për Ditën Botërore të Teatrit është e rezervuar shfaqja “Ah, Dashuria ime” (me regji të Kole Angelovski), e cila është shfaqja e parë e luajtur në Teatrin e Komedisë.

Marketing