Tetova dhuroi 25 mije eurot e dekorit për Vitin e Ri, ndërsa Durrësi harxhon 42 mijë euro për festat

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa:
Standardi rilindas: Zbukurojnë qytetin e Durrësit 42 mije euro për festa, kur njerëzit janë akoma rrugëve pa siguri, pa strehim! Ndërkohë Tetova na dhuroi 25 mije eurot e dekorit të saj festiv për qytetarët e Durrësit!

Marketing

Mitrovica dhe Tetova vendosen të mos kishin dekor festash këtë vit sepse paratë e parashikuara për zbukurimin e qyteteve ja kanë kaluar Shqipërisë për ndihma për të prekurit nga tërmeti. Tetova dhuroj 25 mije eurot e dedikuara për dekorin festiv.

Ndërsa Tirana që ka edhe fondin më të madh të shpenzimeve për zbukurimet e festave, por edhe Durrësi e Lezha kanë shpenzuar milion lek për dekor. Ndërkohë që banoret janë jashtë pa strehe, pa ushqime, edhe te pasigurt se çfarë do ndodhi me ta. Durrësi qyteti edhe më i prekur nga tërmeti, me humbje tragjike jetësh njerëzish harxhon 42 mije euro për dekor zbukurimesh ne qytet.

Qeveria është e gatshme që të lërë pa shpërblim pensionistet që mezi shtyjnë muajin por jo dritat edhe yjet e qyteteve! Sepse për rilindasit e emëruar në krye të bashkive edhe për qeverinë dukja se gjithçka është në rregull është më e rëndësishme se realiteti i mjerueshëm që po përjetojnë shqiptarët!