Tetova humbi edhe një mjek

“Dhimbja është e pamasë nga të kuptuarit se e humbëm edhe një jetë të re.

Marketing

Papritur nga braktisi kolegu ynë, shoku, miku, njeriu Dr. Spec. Nader Ismaili.

Mund të shkruajmë shumë fjalë këtu, por as edhe një roman i tërë nuk mund të imtësojë as edhe një atom të dhimbjes së shkaktuar nga një lajm i këtillë.

Naderi ynë do të mbahet mend për sjelljen e tij profesionale, prej shiku, e parimor ndaj pacientëve dhe një shok i madh me të punësuarit.

Në emër të Drejtorisë së Qendërs Klinike Universitare të Stomatologjisë, në emër të të gjithë të punësuarve, shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë.

Nader, prehu në paqe!” thuhet në telegram ngushllimin e Shoqatën e Stomatologëve Shqiptar.

Marketing