Tetovari lëndon me pushkë një fëmijë, nuk e duronte zhurmën

Mbrëmë në MPB-në e Tetovës është arrestuar një 76 vjeçar me inicialet S.K pasi paraprakisht është njoftuar policia se i njëjti më 26-.06.2019 rreth orës 22.00 nga tarraca e ndërtesës në rrugën “Zhelezniçka” në Tetovë me pushkë ka shtënë drejt një të mituri i cili kishte qenë para banesës me fëmijë të tjerë. I njëjti ka goditur njërin nga të miturit me çka fëmija ka pësuar lëndime trupore, menjëherë është transferuar në spitalin e Tetovës.

Marketing

Sipas personit S.K, ai ka qenë i detyruar për shkak të zhurmës të të miturve që kishin shkaktuar para ndërtesës. Për këtë rast është njoftuar Prokurori publik dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit

Marketing