Tetovari sulmohet nga 4 persona në Gostivar

Dyzetë e dy vjeçari Sh.F. nga fshati Sllatinë e Tetovës, dje (7-maj) ka denoncuar se rreth orës 08 e 45 minuta, në tregun e qytetit në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga katër persona nga Shkupi, me të cilët paraprakishtë kanë pasur një zënkë verbale.

Marketing

Punohet në identifikimin e plotë të personave të denoncuar, ku edhe do të thiren në Stacionin policor Gostivar.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.