Tetovë, 19 % e vdekjeve shkaktohet nga ndotja

Në shtatë qytetet të Ballkanit Perëndimor, ndotja e ajrit është përgjegjëse për të paktën 15% të vdekshmërive të hershme, kurse në Tetovë kjo përindje shkon deri në 19. Kështu thuhet në Raportin e Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedis jetësor. Aty qëndron se ndotja e ajrit është njëra nga pesë arsyeve për vdekjet e hershme në 19 qytete të Ballkanit Perëndimor. Gjetjet e para të raportit “Ajri i ndotur dhe shëndeti i njerëzve: rasti, Ballkani Perëndimor”, tregojnë se numri i përgjithshëm i vdekjeve të hershme drejtëpërdrejtë të lidhura me ajrin e ndotur në qytete është 5000 në vit.

Marketing

Konkretisht për Maqedoninë e Veriut në raport thuhet se sistemi për monitorimin e cilësisë së ajrit të ambientit përbëhet nga 17 stacione monitorimi fikse Manastir-1, Manastir-2, Kërçovë, Llazaropolë, Tetovë, Gostivar, Veles, Kavadar, Kumanovë, Strumicë dhe Shkup. Një stacion mobil gjendet në Shkup dhe siguron rezultate shtesë nga monitorimi.

PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR MJEDIS JETËSOR

“Burimet kryesore të grimcave PM10 në Maqedoninë e Veriut janë ngrohja e objekteve banesore – 46%, proceset industriale – 22% dhe prodhimi i energjisë – 11% në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Veles. Gjithashtu burime kryesore të grimcave PM2.5 janë ngrohja e objekteve banesore – 58%, proceset industriale – 20% dhe prodhimi i energjisë – 6%. Përqindja e vdekjeve të përgjitshme nga shkaqet e natyrshme që i atribuohen ndotësve të ajrit në qytetet e Ballkanit Perëndimor ndryshon nga 4 për qind në Bar dhe Tivat në 19 për qind në Tetovë. Në Tetovë, vetëm pm 2, 5 janë shkak për rreth 14 % nga të gjitha vdekjet”.

Raporti thekson se Maqedonia e Veriut, së bashku me vendet tjera të Ballkanit pretendente për integrim në BE, përveç politikave të tyre duhet të përmirsojnë edhe kualitetin e ajrit.

PROGRAMI I KOMBEVE TË BASHKUARA PËR MJEDIS JETËSOR

“Sfida më e madhe për Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë është ritmi i integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Strukturat ekonomike dhe industriale në rajon janë përmirësuar, por edhe politikat e kontrollit të ndotjes së ajrit tani duhet të përmirësohen dukshëm “.

Në të gjitha qytetet e analizuara, rreth 130.000 jetë të mundshme janë humbur gjatë një periudhe j 10 vjeçare për shkak të vdekshmërisë së parakohshme që i atribuohet ekspozimit ndaj ajrit të ndotur. Mesatarisht, 20 për qind e viteve të humbjes së jetës janë për shkak të vdekjes në moshën 65 vjeçare. Kjo përqindje shkon nga 15 për qind në Prijedor, Uzice dhe Valjevo deri në 23 për qind në Manastir dhe Tetovë.

Efekti i ndotjes së ajrit në shëndetin e njeriut është llogaritur duke përdorur programin AirQu + (AirQ +), i zhvilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vlerësohet se numri i vdekjeve do të ishte shumë më i lartë kur të gjitha të dhënat relevante do të ishin në dispozicion për analizë, përshkak se kjo analizë nuk është tërësisht e përfunduar.

/SHENJA/