Tetovë/ 4 raste të reja me Kovid 19. Arifi: Qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e qeverisë

Me katër raste të reja të personave të infektuar shkon në 147 numri I personave të infektuar me Covid 19 në Tetovë, dhe për momentin është qyteti i dytë në vend për nga numri I të infektuarve aktiv. Nga Shtabi I krizës në Tetovë, bëjnë apel deri tek qytetarët që t’ju përmbahen rekomandimeve . Kryetarja Teuta Arifit thotë se rritja e numrit të personave të infektuar në Tetovë është si pasojë e asajë se qytetarët nuk respektojnë rekomandimet e qeverisë.

Marketing

Numrat ditëve të fundit fatkeqësisht flasin për një rritje të vazhdueshme të numrit të të infektuarve,me Covid 19 në komunë e Tetovës dhe komunat rurale. Kjo në masë të madhe i referohet mos respektimi i masave mbrojtëse,respektivisht mos mbajtjen e maskës dhe distancës fizike. Kemi raste që nuk kanë dalë nga shtëpitë e tyre por janë infektuar me Covid 19 që d.m.th tek ata është sjellë virusi nga jashtë si pasojë e vizitave të familjarëve dhe miqve të tyre.Orën policore në Tetovë gjatë fundjavës nuk e kanë respektuar 19 persona ndaj të cilëve është ngritur parashtresë adekuate sipas nenit 206 të Kodit Penal. Ndërkohë në vetë izolim janë 62 , në karanitn shtetëror në Kodrën e diellit per momenti gjenden 61 persona.

Marketing