Tetovë, aksione të policisë për pengimin e prerjes të paligjshme të druve

Tre traktorë me gjithsej gjashtë metra kub druri të prera në mënyrë ilegale dhe dy motosharra janë konfiskuar nga policinë në dy vende në rajonin e Pollogut gjatë ditës së djeshme, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.

Sipas të dhënave rreth orës 21:00 mbi xhaminë në Xhepçisht në rrugën që të çon në mal tentuan që të ndalojnë dy traktorë të ngarkuar me nga dy metra kub dru. Shoferët e traktorëve pas sinjalizimit për të ndaluar e kanë rritur shpejtësinë dhe siç thotë Josifovski, kanë tentuar që të shtypin edhe policët.

Të dy policët atëherë kanë shtënë me pistoletën zyrtare nga dy plumba në ajër dhe më pas shoferët kanë ndaluar dhe janë larguar në drejtim të fshatit Porroj.

Policia i konfiskoi traktorët, ndërsa për identitetin e shoferëve ka të dhëna paraprake, por vazhdon në zbardhjen e rastit.

Një rast i ngjashëm është evidentuar edhe në Çegran rreth orës 19 e 30 minuta kur policët kanë ndalur R.B. (55) nga Çegrani i cili ka drejtuar një rimorkio të ngarkuar me dy metra kub dru. Në të dyja rastet drutë e prera në mënyrë ilegale i janë dorëzuar policisë pyjore ndërsa policia ka konfiskuar traktorin dhe një motosharrë. Kundër R.B është parashtruar kallëzim penal, tha Josifovski.

evn