Tetovë, arrestohen 4 persona, policia ju gjeti mariuhanë në veturë, njëri sulmoi policët

Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, duke kryer aktivitetet e planifikuara operative, dje mbrëma (14-shkurt) rreth orës 22 e 20 minuta, në një vend parkim në autostradën Tetovë-Shkup, kanë vërejtur veturën e tipit ,,Opel Astra,, me targa të Tetovës, në të cilën kanë qëndruar D.M. 39-vjeç, A.M. 23-vjeç, V.Gj. 41-vjeç, dhe B.C. 41-vjeç të gjithë nga Tetova.

Marketing

Gjatë kontrollit në veturë, dhe më vonë tek 23-vjeçarja A.M. është gjetur marihuanë, një shiringë me përmbajtje të materies së lëngshme ngjyrë kafeje brenda , si dhe mbetje të kokainës.

Katër personat janë privuar nga liria, dhe janë mbajtur për procedurë të mëtutjeshme, ku gjatë kohës së privimit nga liria personi D.M. i ka poshtëruar, është sjellë me sjellje të pahijshme dhe i ka sulmuar fizikisht punonjësit e policisë.

Marketing