Tetovë, bastiset shtëpia e një 33 vjeçari, gjenden armë dhe plumba

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, më datë 26.07.2018 prej ora 17.00 deri ora 18 e 45 minuta kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të 33 vjeçarit M.B. nga Tetova.

Marketing

Gjatë bastisjes, të realizuar me urdhër të gjykatës në të cilën ka qenë prezent edhe prindi i tij D.B. 67 vjeçar, në dhomën e gjumit janë gjetur: 49 plumba të kalibrit 22 milimetër, pistoletë ,,CZ,, e kalibrit 9 milimetër me karikues të shprazët, 3 fishekë për armë gjuajtje, të kalibrit 16 milimetër, 102 plumba të kalibrit 9 milimetër, dhe një thikë me kallëf lëkure.

Gjësendet e gjetura janë foto dokumentuar, dhe me vërtetim janë marrë, ndërsa personi D.B. është privuar nga liria, dhe mbajtur në Stacionin policorë Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Marketing