Tetovë, digjet vetura e mërgimtarit

Një makinë në fshatin Kamjan të Tetovës ka shpërthyer në zjarr, po fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz.

Marketing

Makina e tipit BMW me targa të Gjermanisë ka shpërthyer në zjarr mbrëmë rreth orës 23, njofton TetovaSot.

Ekipet e zjarrfikësve të Tetovës kanë arritur në kohë dhe kanë intervenuar duke lokalizuar zjarrin.

Siç thekson komandanti i zjarrfikësve të Tetovës, Uka Aliti nuk ka të lënduar, por fatmirësisht vetëm dëme materiale.